Policia po negocionte dorëzimin e Sokol Halilit përmes babait të tij - Pamje nga vendi i ngjarjes

Sokol Halili dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në orët e pasdites ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla para pak minutash.

Ai përmendi në njoftim se policia ishin duke negociuar dorëzimin e tij e që më pas i njëjti kishte vrarë veten.

Burime nga KALLXO.com tregojnë se policia ishte duke negociuar dorëzimin e Sokol Halilit përmes babait të tij.

Babai i Sokol Halilit ishte dalë jashtë shtëpisë dhe u ka thënë zyrtarëve policor se do të dorëzohet biri i tij, ndërsa i njëjti më pas kur ka dalë edhe ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Sokol Halili dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij, Hamide Magashin në oborrin e QKUK-së, në afërsi të Gjinekologjisë.

Hamide Magashi ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Xhelal Sveçla thotë se i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë vrau veten