Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi – FOTO

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për vendndodhjen e Adil Krasinqit, i kërkuar për veprën penale grabitje se armatosur.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari ka fletërreshtim por, që deri më tani i njëjti nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se ky person është i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në kërkesën e PK.