Ilustrim - Policia në aksion

Policia po kërkon këtë person, i dyshuar për dhunim - FOTO

 

Policia e Rajonit të Gjilanit po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Sadat Fejzi, i dyshuar për veprën penale “Dhunim”.

Në njoftimin e Policisë thuhet së i njëjti po kërkohet me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Sipas PK-së Sadat (Rafiz) Fejzi me banim në fshatin Mogillë komuna Kllokot po kërkohet për veprën penale “Dhunim”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë).

Gjithashtu policia ka publikuar edhe një fotografi të të kërkuarit.