Emergjenca

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia po heton vdekjen e rojës në Parkun Industrial ‘Trepça’

Një burrë ka vdekur deri sa ishte në orarin e tij të punës si roje në Parkun Industrial Trepça në Mitrovicë.

Të njëjtit i ishte përkeqësuar fillimisht gjendja shëndetësore e më pas ishte dërguar në spitalin rajonal. Aty mjeku kujdestar ka konstatuar edhe vdekjen e viktimës.

Ngjarja u regjistrua në Mitrovicën e Jugut më 10.10.2024 rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria në Mitrovicë. Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në anën tjetër rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.