
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Policia po heton vdekjen e një burri në Prizren
30.3.2023 - 10:12
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, derisa Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton vdekjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren të mërkurën, bëhet e ditur në raportin policor.
Sipas raportit policor, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.