Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

Policia po heton vdekjen e një 2 vjeçari në Pejë

Një fëmijë i moshës rreth 2 vjeçare është dërguar pa shenja jetë në Spitalin e Pejës.

Rastin e vdekjes së tij po e heton policia.

Policia e Kosovës bën të ditur se sipas prindit të tij, fëmija ishte rrezuar në shkallët e shtëpisë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Pejës, të premten rreth orës 21:15.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.