Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Policia po heton vdekjen e gruas e cila ra nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua ka vdekur të enjten, më 30.01.2025, pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt banesor në Prishtinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Jakov Xoxa”, në Prishtinë.

“Lidhur me rastin Njësitë relevante policore dhe ekipi  mjekësor kanë dalë në vendin  e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në njoftim.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

KALLXO.com raportoi për rastin të enjten, më 30.01.2025.