Policia po heton sulmin që la katër persona të vdekur në Kaliforni

Policia në qytetin e Kalifornisë, Fresno është duke hetuar sulmin me të shtëna masive në një festë futbolli që ka ndodhur të dielën.

Gjatë sulmit janë qëlluar 10 persona, katër prej tyre janë vrarë, pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa një tjetër është plagosur, kanë njoftuar zyrtarët policorë.

Tre persona kanë vdekur në skenën e sulmit derisa i katërti rrugës për të spital, ka thënë zëvendës-shefi policor i Fresnos, Michael Reed.

“Zemrat tona janë me familjet e viktimave të kësaj gjëje. Kjo ka qenë dhunë pa kuptim. Ne do të bëjmë gjithçka për të gjetur kryesit dhe të sjellim drejtësi”, ka thënë Reed.

Ai ka thënë se sulmuesi është nisur drejt oborrit dhe ka nisur të shtënat drejt 35 personave që kanë qenë duke shikuar një ndeshje futbolli.

I dyshuari ka ikur nga skena e sulmit, prandaj policia është duke kombinuar fotografitë nga kamerat për ta identifikuar atë. /REL