Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia po heton një shtetas të Shqipërisë për "lajmërim të rremë"

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve dhe mbledhjes së provave, të martën, më 11.02.2025, ka intervistuar një shtetas të Shqipërisë në Gjakovë, nën dyshimin për veprën penale: “lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte deklaruar rrejshëm, më 14.01.2025, se në fshatin Morinë të Gjakovës në drejtim të tij ishte shtënë me armë.

I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit, me vendim të Prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.