Ilustrim

Policia po heton një rast të vdekjes në Gjilan, viktima ishte liruar fillimisht nga spitali por më pas i ishte keqësuar gjendja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke e hetuar një rast në Gjilan, ku një person me 29.11.2024 ka qenë në spital për kontroll mjekësor dhe është liruar, ndërsa më pas i është keqësuar gjendja shëndetësore.

I njëjti është dërguar në emergjencë, por që më pas ka vdekur.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.