Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia po heton një rast të shitjes së barnave të kontrabanduara

Policia e Kosovës po heton një rast të shitjes së barnave të kontrabanduara.

Për këtë rast, një grua e dyshuar, është intervistuar në Prishtinë, më 04.12.2024.

“Inspektorët farmaceutikë kanë bërë sekuestrimin e barnave. Rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt.” – thuhet në raport policor.

Rasti është iniciuar si “prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme mjekësore”.