
Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com
Policia po heton dyshimet për sulm ndaj një personi zyrtar në Gjakovë
07.2.2025 - 10:12
Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person e ka sulmuar fizikisht, duke tentuar ta sulmojë me një mjet të mprehtë – thikë dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportuesit fillimisht hasi edhe disa persona të tjerë të cilët ishin duke prerë dru, së bashku me personin i cili e sulmoi.
Rasti ka ndodhur në fshatin Botushë të Gjakovës dhe sipas organeve të rendit cilësohet si: “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në disa persona duke prerë dru. Njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta sulmojë me një mjet të mprehtë – thikë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.” – theksohet në Raportin e Policisë së Kosovës.