Foto: KALLXO.com

Policia po e heton vdekjen e një vajze në Bellanicë

Policia në Malishevë ka njoftuar se nga ekipi mjekësor, i cili i ishte përgjigjur një kërkese për ndihmë në Bellanicë, është njoftuar për vdekjen e një personi të gjinisë femërore.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

Sipas ekipit mjekësor, kur kishin shkuar në vendin e ngjarjes e kishin gjetur viktimën pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.