Policia përdori sprej ndaj veteranëve, dikush nga turma ka gjuajtur gazin lotsjellës

Policia ka përdorur sprej ndaj veteranëve që janë duke protestuar në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Veteranët e OVL-UÇK kanë hyrë në oborrin e Kuvendit, përderisa një kordon i policisë i cili po qëndronte para derës së Kuvendit, në një moment kanë përdorur sprej ndaj tyre.

KALLXO.com merr vesh se gazi lotsjellës është gjuajtur nga sikush brenda turmës së protestuesve.

 

Protestuesit po vazhdojnë të qendrojnë në oborr të Kuvendit, ndërsa pak minuta më parë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, është munduar t’i qetësojë protestuesit.

Berisha ka marrë fjalën në këtë protestë, duke iu kërkuar veteranëve që të mos dëmtojnë ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe iu ka bërë thirrje që të dalin nga oborri.

“Duhet ta dini se këto institucione, këto rrugë, ai bar që po e shkelni, këto pemë e këta policë që janë këtu që janë detyru kinse me e mbrojtë institucionin, janë tonat. Janë si rezultat i gjakut tonë, janë si rezultat i gjakut të dëshmorëve. Prandaj ne duhet t’i mbrojmë, jo t’i lëndojmë. Mos gaboni me dëmtu asgjë”, ka thënë deputeti Berisha, veteranëve.