Vetura e dëmtuar e Policisë së Kosovës në Zvecan, Policia e Kosovës në Zvecan, Foto:KALLXO.com, 26.05.2023

Policia për situatën në veri: Organet e drejtësisë e cilësojnë rastin ‘Sulm Kundër Rendit Kushtetues’

Që nga mesdita e së premtes, në katër komunat me shumicë serbe, është dëgjuar alarmi i sigurisë dhe më pas janë parë qytetarë serb që kanë bllokuar hyrjet e objekteve të komunave.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës është angazhuar që të u siguroi hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

Situata e krijuar ka prodhuar tension, ndërsa sipas forcave të rendit, gjatë ndërhyrjes në Zveçan, pesë zyrtarë policorë morën lëndime të lehta. Përveç kësaj, Policia ka njoftuar se katër automjete janë dëmtuan, njërës prej të cilave iu vë flaka.

Gjithashtu, organet ligjzbatuese thanë se në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna nga arma e zjarrit.

Policia ka thënë se nga organet të drejtësisë është cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”.

“Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale” – thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Kosovës.

LIVE – Zhvillimet e fundit në veri