Policia parkohet në trotuar, pengon lëvizjen

Një qytetar ka dërguar një fotografi në KALLXO.com ku shihet një veturë e Policisë së Kosovës e parkuar në trotuar dhe duke penguar kështu lëvizjen e këmbësorëve.

Nuk dihet arsyeja e ndaljes së veturës në trotuar.

Mirëpo, në rast se ka pasur ndonjë reagim urgjent nga zyrtarët policor, këta të fundit janë të obliguar ta mbajnë të ndezur rotacionin që njofton se Policia e Kosovës është duke kryer detyrës e saj.

Në fotografinë që një qytetar ka dërguar në KALLXO.com, vërehet se vetura zyrtare e Policisë së Kosovës nuk e ka të ndezur rotacionin.

Javëve të fundit Policia e Kosovës ka nisur shqiptimin e gjobave të trafikut edhe nga videot që mund t’i marrin, e në të cilat shihen shkeljet në komunikacion nga ana e vozitësve.