Policia parandalon kontrabandimin e 24 deshve

24 desh janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut, afër pikës kufitare të Hanit të Elezit. Kjo pasi për kafshët personi që po i transportonte nuk kishte asnjë dokument përkatës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se 24 kafshët dyshohet se janë futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

Kafshët kishin qenë duke u kontrabanduar me një furgon me targa të Kosovës nga një 51-vjeçar

“Për rastin në fjalë janë njoftuar inspektorët e AUV-it dhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të prokurorit iniciohet rasti kontrabandim me mallra-kafshë, të cilat konfiskohen dhe i dorëzohen doganës së Kosovës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.