Policia parandalon kontrabandën e vajit në veri

Policia e Kosovës dje në pikën kufitare në veri ka parandaluar kontrabandimin e rreth 1620 litra vaj ushqimor.

Sipas një njoftimi, policia gjatë patrullimit nëpër rrugët pranë kufirit, ka ndaluar një automjet me targa vendore që ishte duke e vozitur një serb.

Policia tha se gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari kishte qenë duke transportuar vajin dhe nuk kishte asnjë dokumentacion.

“Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pranë brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganor.