Foto: KALLXO.com

Policia: Nuk kemi marrë informacion për ndonjë zjarr në Telekom

Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka marrë ndonjë informacion për ndonjë zjarr në ndërtesën e Telekomit të Kosovës që gjendet në lagjen Dardania në Prishtinë.

“Deri tani nuk është pranuar ndonjë informatë për ndonjë reagim të Policisë në ndonjë rast zjarri”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Gazetarja e KALLXO.com është te ndërtesa e Postës por aty nuk ka asgjë. As ekipe të Policisë as të Zjarrfikësve.

Edhe qytetarët që banojnë afër thonë se nuk ka pasur zjarr në ndonjë objekt afër.

Ndërkohë, disa media kanë raportuar për një zjarr që ka përfshirë ndërtesën e Telekomit.