Policia: Nuk ka mjet shpërthyes në lagjen 'Bregu i Diellit'

Më herët në media u raportua për një mjet të dyshuar shpërthyes në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, por pas reagimit të Policisë ka rezultuar se nuk ka qenë mjet shpërthyes.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policië së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, tha Borovci më tej.

Dyshimet e para të Policisë erdhën pas raportimit se është një mjet shpërthyes në këtë zonë. Rasti u raportua në ora 12:00.