Policia: Nuk ka flamur të Serbisë në Koshare

Policia e Kosovës e ka mohuar të jetë vendosur një flamur serb në kullën e vrojtimit në Koshare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për KALLXO.com se sipas raportimeve aktuale nga njësitet policore kufitare dhe verifikimeve nga ai lokacion, sipas PK-së, një lajm i tillë nuk është i vërtetë.

“Lidhur me disa shkrime në median serbe “blic” por edhe në rrjete të ndryshme sociale, se gjoja një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare, ju konfirmojmë se Policia e Kosovës demanton shkrime të tilla që kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve dhe ju njoftoj se njesitet kompetente policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar të Republikës së Kosovës janë duke kryer detyrat dhe patrullimet e rregullta edhe në atë lokacion”, tha Hoxha.

Ai po ashtu tha se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së pergjithshme në vend, përfshirë edhe menaxhimin dhe kontrollin kufitar sipas mandatit të saj ligjor dhe kushtetues derisa ka dërguar edhe disa fotografi.

Në media sot ka qarkulluar një foto ku shihet flamuri serb në mesin e shumë flamujve kombëtarë shqiptarë të shqyer në kullën e vrojtimit në Koshare.

Flamuri i Serbisë në Koshare, reagon OVL e UÇK-së në Pejë

.