Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia njofton për një rast të kontrabandimit me migrantë në Livoç të Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në një pronë të një të dyshuari kosovar, kanë hasur në katër persona, dy sirianë dhe dy iranianë.

Siç thuhet në raportin policor, dy shtetasit irakian dhe dy shtetasit sirian, pas intervistimit në stacionin policor, janë akomoduar në afat prej 15 ditëve, ndërkaq i dyshuari, me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, të mërkurën më 11.09.2024 rreth orës 12:40.