Policia njofton për bllokimin e rrugëve për ndeshjen Kosova - Çekia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të bllokoj disa rrugë për shkak të ndeshjes së futbollit e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë, nëse duke filluar nga ora 08:00, e deri në përfundim të planit operativ për ndeshjen, do të ndërpritet qarkullimi dhe do të ndalohet parkimi i automjeteve në rrugët “Enver Zymeri” dhe “Rinia”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se këto dy rrugë do të bllokohen për qarkullim me qëllim që të evitohen bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, dhe për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, njofton policia.

Nesër do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, për kualifikimet e fazës se grupeve për kampionatin europian “Euro 2020”.

KALLXO.com raportoi live konferencën e përfaqësueses së Kosovës para përballjes me përfaqësuesen e Çekisë.