Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Policia nis të mbyllë rrugët ilegale në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në orët e mëngjesit me qëllim mbylljen e rrugëve ilegale në veri të Kosovës.

Operacioni sipas informacioneve të KALLXO.com është duke u zhvilluar në rajonin e Bërnjakës ku kanë ekzistuar disa rrugë ilegale të kontrabandës.

Sipas këtyre informacioneve, disa rrugë janë mbyllur duke hapur gropa me buldozerë, të cilët janë të kontraktuar nga policia.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme përgëzoj Policinë e Kosovës në realizimin e suksesshëm të planit operacional në parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe të gjitha formave të kontrabandës, që përfshijnë zonat kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook

Ai ka sqaruar se një operacion i ngjashëm është realizuar edhe në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Në vitin 2019, një hulumtim i KALLXO.com zbardhi se në zonën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë janë të shtrira disa rrugë ilegale.

Të njëjtat janë të hapura në anën e kundërt të Liqenit të Ujmanit por një rrugë ishte e hapur afër pikës kufitare.

Këto rrugë janë përdorur në vazhdimësi nga kontrabandistët për të qarkulluar mallëra të cilat vinin nga Serbia.

Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook