Ilustrim
Policia nis hetime ndaj një kompanie për mashtrim, ka një kërkesë për qytetarët
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke kryer hetime ndaj një kompanie të dyshuar për mashtrim e për shmangie nga tatimi.
Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se bëhet fjalë për kompaninë “1T Group Sh.p.k/G&G Exclusive” me zyre në Çagllavicë të Graçanicës.
Në njoftim thuhet se kompania dyshohet se veprat penale i ka kryer nga viti 2022 deri në gusht të viti 2024.
“Ndonëse kemi disa ankues, është ngritur dyshimi se numri i personave që dyshohet të jenë të mashtruar është më i madh” – tha PK.
Tutje theksohet se Policia me autorizim nga prokurori fton të gjithë qytetarët që mund të jenë të mashtruar nga kompania në fjalë të paraqiten ne stacionin me te afërt policor.
PK tha se të gjitha palët e dëmtuara do të kontaktohen nga hetuesit e rastit.