Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia nga nesër shton aktivitetin për zbatim të masave antiCOVID-19

Ditëve të fundit numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka thyer rekord. Qeveria ka ndërmarrë masa të reja në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit.

Për këtë Policia e Kosovës që nga nesër do të filloj realizimin dhe impelmentimin e këtyre masave ashtu siç janë paraparë nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Policia do ta përditësoj Planin Operativ, do t’ia përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime, bazuar në Ligjin antiCOVID-19, që nga nesër do të zbatojë detyrat edhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët, nga institucionet, nga bizneset që të respektojnë vendimet e fundit për parandalim të virusit.

Në rastet kur qytetarët nuk do të respektojnë vendosjen e maskave në vendet e parashikuara nga vendimet e fundit atëherë do të shqiptohen gjoba ndëshkuese.

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e COVID-19