Foto: Policia e Kosovës

Policia në Shtërpcë kap në flagrancë një qytetar duke transportuar ilegalisht drunjë

Policia e Kosovës mbrëmë ka parandaluar një rast të transportimit ilegal të druve në Shtërpcë.

Sipas një njoftimi zyrtar, pas disa informacioneve që kanë siguruar, mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Drajkovc ka ndaluar një automjet furgon.

Furgoni në fjalë dyshohet se ishte duke transportuar drunjtë ilegalisht nga malet e Shtërpcës.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar automjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme” – thuhet në njoftim.

Tutje është treguar se pas këtyre veprimeve janë njoftuar për rastin edhe zyrtarët për mbrojtjen e pyjeve nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Këta të fundit me të dalë në vendin e ngjarjes, kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal dhe drunjtë më pas i kanë konfiskuar ato.

Sipas njoftimit, Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjtëve .

Nga ana e Policisë janë ftuar qytetarët për bashkëpunim, të cilët nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjtëve, të njoftojnë menjëherë policinë.

Lajmërimi mund të bëhet në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Policia premtoi se do të reagojnë menjëherë pas lajmërimit dhe se të dhënat e sinjalizuesit do të ruhen në konfidencialitet të plotë.