Foto: Kosovo Police / Facebook

Policia në Prizren shqipton plotë 191 gjoba për mos respektim të masave anti-COVID

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka shqiptuar numër rekord të gjobave gjatë 24 orëve të fundit për qytetarët që nuk u janë përmbajtur kufizimeve anti-COVID19.

Sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, është vazhduar me aktivitete në kuadër të zbatimit të masave të fundit të propozuara nga Qeveria e Kosovës me datën 28 gusht.

Gjatë zbatimit të detyrës, njësitë policore janë angazhuar, duke monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00-05:00. Veprimtaria e policisë ishte në të gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit së bashku më Inspektor sanitar dhe ata Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe distancës sociale.

Po ashtu, Policia bënë të ditur se kanë shqiptuar edhe 211 gjoba trafiku.

‘’Për kundërvajtje të ndryshme ndaj shkelësve te ligjit”, thuhet në njoftim nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nëpërmes të cilit ata kanë ftuar qytetarët të raportojnë rastet ku nuk respektohen masat kundër COVID-it.