Foto: Policia e Kosovës

Policia në Prizren shqipton 112 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, të enjten ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19, ku ka inspektuar sheshe, rrugë te frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 112 gjoba ndaj personave fizik, janë dhënë 27 vërejtje si dhe për mosrespektim të orarit te kufizimit të lëvizjes janë shqiptuar 5 gjoba prej 200 euro.

Angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër COVID-19 pas rritjes së rasteve pozitive me këtë virus.

Qeveria ka marrë vendim që shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00 kurse muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Sipas vendimit, është kthyer ora policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës