Policia në Prizren po i verifikon të gjithë të personat e ardhur nga Shqipëria

Tërmeti i rëndë që ka goditur Shqipërinë  që la mbi 50 persona të vdekur dhe qindra të lënduar ka krijuar një situatë të jashtëzakonshme edhe në Kosovë.

Prizreni si qyteti i parë kufitar me Shqipërinë ka pritur shumë persona të janë dëmtuar nga tërmeti , por edhe të ardhur tjerë që janë larguar përkohësisht nga Shqipëria.

Koloneli Faton Alija, Drejtor Rajonal i Policisë në Prizren në një konferencë bashkë me kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se me datë 27 dhe 28 nëntor kanë filluar ardhjet masive në Komunën e Prizrenit.

“ Jemi në evidentim të personave të kanë ardhur, kush janë e nga kanë ardhur, sepse kemi dyshimet tona që persona të tillë mund të kenë qëndruar në vende tjera të Kosovës, e me të dëgjuar që ka strehim dhe siguri i janë drejtuar Prizrenit” tha Koloneli Alija.

Koloneli njoftoi se deri më tani situata ka qenë dhe është në kontroll por numri i madh i të ardhurve i tejkalon kapacitet që ka Komuna e Prizrenit për strehim dhe qëndrim më afatgjatë.

“Po punojmë në verifikim të personave të ardhur nëpërmjet agjencioneve, por që kanë qenë ardhje të paorganizuara dhe të pankotrolluara nga institucionet “, tha ai.

Sipas Alijës, Policia e Kosovës dhe Drejtoria Rajonale në Prizren ka shkurtuar pushimet dhe ka zgjatur orarin e punës .

Ata po  ofrojnë siguri në dy pikat kolektive ku ka të vendosur më shumë persona, në shkollën e mesme të Gjimnazit “ Gjon Buzuku “ ku janë të vendosur rreth 120 perosna, dhe në kampin Gjerman ku janë të vendosur mbi 500 persona.

Në këto dy pika kolektive të qëndrimit Policia ka ofruar asistencë dhe po qëndron me njësi të caktuara gjatë 24 orëve.

Në këtë konferencë kryetari i Prizreni Mytaher Haskuka ka kërkua ndihmë nga institucionet qendrore qeveritare dhe nga agjencitë e specializuar për situata emergjente, sepse Komuna e Prizrenit nuk ka kapacitet dhe mundësi për strehim më afatgjatë për një numër të madh të personave që i janë drejtuar Prizrenit.

Kampi Gjerman në Prizren ka përmbushur kapacitet e tij sa i përket strehimit të të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar në Shqipëri,

Atualisht aty janë të vendosur mbi 500 persona.

Ish-baza e KFOR-it në Prizren e gatshme për të pranuar deri në 800 persona nga Shqipëria