Policia në Prizren gjobit shoferët për xhamat e zinj të veturave

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren dhe njësitë e tjera gjatë zbatimit të urdhrit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar mbi 2,078 tiketa, prej tyre 25 kanë qenë për posedim të materialit të errët në xhamat e automjetit.

Sipas Policisë, ky plan operativ është zhvilluar nga data 23 shtator deri më 30 shtator dhe është bërë me qëllim të krijimit te sigurisë dhe për mbarëvajtjen e trafikut.