Foto: Policia e Kosovës

Policia në Prishtinë sekuestron dy armë zjarri e një thikë

Zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë sot në dy raste të ndara kanë sekuestruar dy armë zjarri e një thikë.

Dy persona u shoqëruan në stacione policore për këto raste, por të njëjtit me vendim të prokurorit më pas u liruan në procedurë të rregullt.

Sipas një njoftimi zyrtarë rasti i parë ka ndodhur në lagjen “Sofalia”, ku pas raportimit për të shtëna me armë, menjëherë kanë reaguar njësi të stacionit Qendra, të cilët kanë shoqëruar një person dhe sekuestruan një armë zjarri.

Ndaj të dyshuarit në këtë rast, forcat e rendit kanë thënë se ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një arme zjarri dhe një thike është realizuar nga njësite të stacionit Veriu, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

I dyshuari F.C., 25-vjeçar po dyshohet për veprën sulm dhe armëmbajtje pa leje.

Foto: Policia e Kosovës