![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2024/12/469457515_882063567467236_1468619767668237154_n-e1733495657457-720x473.jpg)
Policia në Prishtinë kërkon ndihmë për identifikimin e dy grave të dyshuara për vjedhje
06.12.2024 - 15:37
Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy grave, të cilat po kërkohen nga ana e institucionit në fjalë për një rast të një vjedhjeje që dyshohet se ka ndodhur në kryeqytet.
Policia tha se sektori i hetimeve të Kryeqytetit me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast të vjedhjes”– tha PK.
Tutje u shtua se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë në numrin e telefonit – 192.