Foto: KALLXO.com Ilustrim

Policia në Podujevë arrestoi tetë persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave nga njësitet policore të Podujevës, në tetë aksione të ndara, janë arrestuar 8 persona për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.

Aksionet janë ndërmarrë në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar 8 persona me urdhëresa të gjykatës.

Personat e arrestuar janë:

-A. Sh mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë për vjedhje të rëndë),

-G.A mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë për vrasje në tentativë dënim 3 vite),

-S.S mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë për ”dëmtim i minierave dhe mineraleve),

-Sh. S femër 77 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, (urdhëresë për armëmbajtje pa leje)

-B. L. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë të gjykatës për Lëndim trupor),

-L. D. mashkull, 47 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë për vjedhje),

-A. D. mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë gjykatës për posedim të narkotikëve), dhe

-F.S. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës për veprën Asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

“Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim të Policisë.