Ilustrim

Policia në pikë kontrolli ia gjen armën në çantë një personi

Në një pikë kontrolli policia ka ndaluar një veturë të dyshuar.

Gjatë kontrollit të personave që kanë qenë në veturë, në çantën e njërit është gjetur dhe konfiskuar një armë me 13 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me këtë rast, prokurori ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt ndërsa policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar.