Policia në Pejë shpall në kërkim të dyshuarin për mashtrim

Policia në rajoni e Pejës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kërkimin e një personi të dyshuar, ndaj të cilit ka letër rreshtim.

I dyshuari Naser Omsanaj, 54 vjeçar nga fshati Prekallë të Istogut është shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Ferizaj për një mashtrim.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë ose në e-mail adresën: [email protected].

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka paralajmëruar se çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.