Policia në Pejë sekuestron armë gjatë bastisjes së dy shtëpive

Dy shtëpi në Pejë janë bastisur nga policia mëngjesin e sotëm në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, bastisjet janë kryer pasi që policia ka arritur të sigurojë informacione të besueshme se dy persona të dyshuar posedojnë armë ilegale.

Policia ka bërë të ditur se ka bërë bastisjes e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve B.H, 49 vjeçar dhe F.H, 43 vjeçar.

Gjatë bastisje së shtëpisë së të dyshuarit B.H, policia ka bërë të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë “Miralez i lehtë”, shtatë copë me rrethatore, një pushkë për gjuajtje dhe një karikator të kallashnikovës.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit F. H, policia ka bërë të ditur se ka  gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike dhe një karikator të kallashnikovës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”