Policia në Pejë sekuestron armë e plumba në dhomë të fjetjes

Policia në Pejë ka raportuar për disa armë të sekuestruara nga një rast i një mosmarrëveshje mes disa personave.

Sipas njoftimit, i gjithë rasti ka filluar mbrëmë para mesnatës, ku policia përmes rrugëve operative ka siguruar informacion s enjë person i dyshuar para tri ditëve, në një lokal në Pejë kishte ekspozuar armën, pas një mosmarrëveshje me disa persona.

Policia pas pranimit të këtij informacioni ka arrestuar fillimisht të dyshuarin e parë G.K, 35 vjeçar, i cili menjëherë e ka pranuar se në posedim ka armë, por që të njëjtën ia ka dhënë për ta ruajtur të dyshuarit A.V, 19 vjeçar.

Në njoftimit e policisë thuhet se pas identifikimit të vendbanimit të dyshuarit të dytë, kanë shkuar te shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë gjysmë automatike së bashku me dy karikator, një pistoletë M-57 së bashku me një karikator, 692 fishekë, 21 fishekë të kalibrit të ndryshëm, dhe10 të armës me gaz.

Të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.