Policia në Pejë në kërkim të të dyshuarit për vrasje të rëndë

Policia në Rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët të cilat kanë informacione për vendndodhjen e një personi të dyshuar për vrasje të rëndë.

Policia gjatë ditës së sotme ka bërë publikimin e fotografisë së Haki Gjocajt, 43 vjeçar, nga fshati Baballoq i Deçanit, i cili dyshohet për një vrasje të rëndë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë s ë Kosovës.

Qytetarët të cilët kanë informacione rreth këtij personi mund të lajmërojnë në numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe email adresa [email protected].