PK, police, policia, arrestim

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar një grua të dyshuar për vjedhje - FOTO

Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje.

Në njoftimin e Policisë është thënë se kërkesa për bashkëpunim me qytetarët është bazuar në ligj për publikimin e fotografisë me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Policia e Kosovës kërkoi nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa [email protected].

Person i kërkuar për vjedhje në Pejë. Foto: Policia e Kosovës/Facebook