Policia në Pejë kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi (FOTO)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi.

Sipas një komunikate për media, personi që e shihni në foto, është i dyshuar se me datë 13 maj 2021 rreth orës 21:20 në fshatin Nabergjan të komunës së Pejës, ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë, i njëjti ka shtënë me armë zjarri, duke e plagosur një person.

“I dyshuari është i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion dhe mund ta identifiokoj personin e dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë së Kosovës.