Policia në Pejë kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarit për vrasje të rëndë

Policia në rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje të rëndë.

Policia në Pejë ka shpallur në kërkim Bujar Demaj, 46 vjeçar nga fshati Tropojë në Shqipëri, i dyshuar për një vrasje të rëndë.

Sipas policisë, Demaj ka fletarrest ndërkombëtar të shpallur nga data 30 prill 2014.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarët mund të njoftojnë në numrat e telefonit 192 dhe 080019999, 039 432 327, Drejtoria Rajonale Pejë, dhe në adresën elektronike  [email protected].