Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje

Policia në Rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë, i kërkuari Hysen Dobroshi, 35 vjeçar nga Peja, është i dënuar më aktgjykim të plotëfuqishëm për një vjedhje të rëndë.

Policia në Pejë ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, dhe e-mail adresa [email protected].