Policia në Pejë kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për mashtrim

Bashkim Hoti nga Klina është shpallur në kërkim nga Policia në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë i dyshuari Bashkim Hoti, 45 vjeçar, dyshohet për tri raste të mashtrimit.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarët të cilët kanë informacion për personin në kërkim mund të lajmërojnë policinë në numrat e telefonit 192 dhe 080019999 (pa pagesë), dhe 039 432 327, drejtoria Rajonale Pejë dhe adresat elektronike kontaktuese [email protected].