Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia në Pejë bën apel për kujdes gjatë vozitjes në rrugët me ngrica

Pas rreshjeve të borës, më 17.02.2025, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në rrugë të mbuluara me borë dhe ngrica.

Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugëve.

“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjetet e tyre, pasi që jemi në sezonin dimëror dhe sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës është duke mbretëruar mot i ftohtë dhe në rrugë ka ngrica – gjendje e cila do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të fillojë me fjolla bore e me vranësira të paqëndrueshme.

IMHK-ja ka bërë të ditur se java pritet të jetë e ftohtë me ngrica dhe mjegulla nëpër ultësira.

Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë