
Ilustrim
Policia në Obiliq sekuestron armë, fishekë e karikatorë
10.2.2025 - 11:04
Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka sekuestruar armë dhe fishekë gjatë një urdhër kontrolli në Shkabaj të Obiliqit.
Në Raportin policor bëhet e ditur se janë sekuestruar: 1 armë e shkurtër, revole, 2 karikatorë, 13 fishekë dhe seti i pastrimit me kutinë për revole.
Në lidhje me rastin është intervistuar një person i dyshuar dhe me vendim të Prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Rasti i cili ka ndodhur më 09.02.2025, në ora 15:10, është iniciuar si: “armëmbajtje pa leje”.