Klasa mësimore, ilustrim
Policia: Në një shkollë në Pejë, raportohet se janë vjedhur katër ditarë
Drejtori i një shkolle në Pejë ka raportuar se, më 04.12.2024, gjatë natës në shkollë ka hyrë një person i panjohur, i cili ka thyer dritaren e një klase – e, më pas ka hyrë në Sallën e Arsimtarëve.
Ky person raportohet se ka vjedhur katër ditarë të kësaj shkolle.
“Ankuesi mashkull kosovar, Drejtori i shkollës, ka njoftuar se gjatë natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës – ku kishte dëmtuar derën e Sallës se Arsimtarëve Dhe, prej aty kishte vjedhur katër ditarë e ishte larguar nga ai lokacion.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Më tej, Policia thekson se veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe “rasti po vazhdon të hetohet”.
Policia e Kosovës këtë rast, në raportin e saj, e ka klasifikuar si “vjedhje e rëndë”.