Policia në Mitrovicë të Jugut thotë se viti 2020 ka përfunduar pa asnjë vrasje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut përmes një njoftimit kanë thënë se gjatë këtij viti nuk ka pasur asnjë rast të vrasjeve në këtë qytet.

Ndërsa sipas policisë, ka pasur rënie të rasteve të reja dhe incidenteve.

Në njoftim thuhet se krahasuar me vitin paraprak, rënie të veprave penale kanë shënuar veprat  (grabitje për -36%, lëndime të lehta trupore -26%, vjedhje të rënda -3,5%, sulm ndaj personit zyrtar -53%, falsifikim i parasë  -30%).  Ndërsa në fushën e sigurisë në trafikun rrugor rënie të rasteve kanë shënuar aksidentet me lëndime -18%, rrezikim i trafikut publik -43%.

Po ashtu gjatë këtij viti janë konfiskuar 116 armë  dhe municion mbi 10,800 copë të llojeve të ndryshme.