
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen në Skenderaj
12.2.2025 - 16:31
Ekipet e Krim-Teknikës, hetues policorë, Shefi i Hetimeve të Policisë në regjionin e Mitrovicës dhe Prokurori kujdestar janë në vendin e ngjarjes, ku rreth orës 14:00, më 12.02.2025, ndodhi vrasja e një personi në Skenderaj.
Deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare për shkakun që çoi deri te shkrepja e armës brenda lokalit në rrugën “Sala e Hamit Jashari”, në Skenderaj, ku mbeti i vrarë 42 vjeçari, I.I.
Ndërkohë, Policia ende nuk ka arritur të lokalizojë të dyshuarin.
Siç mëson KALLXO.com, tashmë i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim të Policisë.
Ekipe të Policisë kanë dalë nëpër vende të ndryshme dhe janë duke kërkuar të dyshuarin edhe në disa lokacione të tjera, përveç Skenderajt.