Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia në kërkim të personit që theri dje infermierin në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen me thikë të infermierit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima është në tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë sipas mjekëve të QKUK-së.

Policia njofton se i dyshuari pas kryerjes së veprës penale është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar nga policia.

Viktima është infermier i Urologjisë në QKUK.